Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ruçi për negociatat: Qeveria dhe opozita në testim deri në qershor të 2019-ës
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në konferencën e ditës së sotme me gazetarët është shprehur se Këshilli i Evropës foli për një datë të qartë për hapjen e negociatave në qershorin e vitit 2019-të, por deri atëherë si qeveria ashtu edhe opozita do të jenë në testim.
“Qëndrimin e Këshillit secili e interpreton si të dojë për partinë e tij dhe ambiciet që ka, por të gjithë kemi përgjegjësi kombëtare ta lexojmë e interpretojmë në interes të Shqipërisë. Lexuar në mënyrë të drejtë është një datë konkrete për hapjen e negociatave, arritja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt Europës. Kur të çlirohemi nga dallditë tona ajo që mbetet është data e negociatave që shkëlqen në kalendarin e qershorit 2019”, tha Ruçi.
Ai gjithashtu foli edhe për përgjegjësi që duhet të mbajë jo vetëm qeveria, por edhe opozita, të cilat sipas tij po testohen të dyja deri në qershorin e vitit 2019.
“Miqtë kërkojnë të mos grindemi, të dëgjojmë, të bëjmë mirë detyrat e shtëpisë. Deri në qershor 2019 jemi në testim të gjithë si qeveria dhe opozita. Nuk dua ta kritikoj opozitën e vendit tim, por ndër 27 qeveritë anëtare, 15 prej tyre drejtohen nga parti të djathta ose qendra e djathtë, e pra të djathtët europianë e bëjnë zemrën më të madhe se sa vetë ne shqiptarët. Suksesi i kujt është vendimi i Këshillit Europian? Kjo është arritje e të gjithëve, shqiptarëve, partive, grupeve parlamentare, deputetëve”, u shpreh Ruçi.