Flash News

KRYESORE

Ruçi për qëndrimin e opozitës: Kamikazllëk që i hedh në erë

Ruçi për qëndrimin e opozitës: Kamikazllëk që i

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në një dalje për median, e konsideroi qëndrimin e opozitës për dorëzimin e mandateve, “kamikazllëk që hedh në erë së pari opozitën”.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë situatë. Nuk do doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga opozita, sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bën dëm vendit’, u shpreh Ruçi ndërsa shtoi më tej se “një skenar i padëgjuar në historinë e parlamentarizmit është një lloj kamikazllëku që hedh në erë së pari ata”.

Sipas tij, ultimatumet nuk janë demokratike. Sipas tij, pamjet e dhunës lanë pasoja në proceset integruese te vendit, për çeljen e negociatave.

Më tej ai njoftoi dhe anulimin e seancës parlamentare të ditës së nesërme, për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm.

Të fundit