Ruçi i përgjigjet sulmeve të Metës: Të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë

Kandidati i PS për deputet në Fier, Gramoz Ruçi i është përgjigjur sulmeve të ish-kreut të LSI, Ilir Meta. Ruçi i kujton Metës se është bërë deputet 22 vjeç me PS-në dhe kryeministër pa mbushur 30 vjeç.

Sipas Ruçit, PS i ka dhënë gjithçka Ilir Metës, por nuk arrti ta bënte njeri.

“Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë t’i bëjnë pis. Disa janë mësuar të rrinë si shushunjë në pushtet duke luajtur me njerëzit për një vend pune dhe një thes me miell. Ilir Meta erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet. Socialistët e bënë Metën kryetar Kuvendi dhe president. Pa libreze pune PS e mori Ilir Metën 22 vjeç e bëri deputet, 25 vjeç ministër. Pa mbushur 30 vjeç PS e bëri kryeministër, madje dy herë. Të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë”, është shprehur Ruçi.