Flash News

KRYESORE

Ruçi porosi deputetëve të PS për seancën e 13 marsit: Diskutimet vetëm për një temë

Ruçi porosi deputetëve të PS për seancën e 13 marsit:

Seanca parlamentare nuk pritet të zhvillohet as këtë të enjte.

Këtë herë me argumentin se koencidon festa e Ditës së Verës e për këtë arsye seanca është parashikuar të zhvillohet më 13 mars.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS mësohet se kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka porositur deputetët e shumicës që në seancën e radhës të mos diskutohet për opozitën, por të përqendrohet vetëm tek ligjet që janë parashikuar në rend dite dhe tek nevojat  e qytetarëve.

Ndërkohë, pritet që opozita të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare më datë 16 mars.

Të fundit