Flash News

KRYESORE

Ruçi priti Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit, çfarë u diskua mes tyre

Ruçi priti Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit, çfarë u

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, Yuri Kim.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa me shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Kryetari I Kuvendit, Gramoz Ruçi, sipas zyrës së shtypit të Kuvendit vuri në dukje se Kuvendi është i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, në konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

Të fundit