Ruçi: Rajoni ynë më i ekspozuar nga rreziku kibernetik, jo dy standarde për sigurinë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaron se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin vjetor të komisioneve të Sigurisë së Europës Juglindore, Ruçi shtoi se Perëndimi po ushqen disa steriotipe të rrezikshme për Ballkanin dhe kjo është një sfidë më vete për sigurinë.

“Kërcënimet, terrorizimi, armët e shkatërrimit, trafikimi, krimi i organizuar bashkëjetojnë në rajonin tonë. Rajoni jonë duke qenë njëlloj i rrezikuar ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik. Por aftësitë tonë ndaj rreziqeve të lidheshin vetëm me teknologjinë. Po konstatoj që Perëndimi po ushqen disa steriotipe të rrezikshme për Ballkanin, kjo është një sfidë më vete për sigurinë.

Para pak ditësh në konferencën e kryetarëve të këshillit të Europës, perceptimi për Ballkanin Perëndimor po merr një tingëllim negativ, që tenton të shndërrohet në qëndrime diskriminues ndaj popujve dhe që rrethanat historike i lënë prapa pjesës tjetër të kontinentit.

Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës, vendi i tij është Bashkimi Evropian. Nuk duhet të kemi dy standarde për sigurinë. Ajo duhet jetë e njejtë edhe për vendet jashtë BE”, tha Ruçi.