Flash News

KRYESORE

Ruçi replika me deputetin e PS: Qytetarët nuk kanë televizor me teknologji të fundit si unë e ti

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka komentuar raportimet e kryera lidhur me veprimtarinë vjetore të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) për vitin 2018.

Pas fjalës së deputetit të PS, Musa Ulqini, Ruçi ka replikuar me të duke kërkuar që raportimet në Kuvend të mos jenë formale, por më efektive brenda shqetësimeve që kanë qytetarët si taksapagues.

Ruçi: Qytetarët paguajnë 10 mijë lekë taksë në vit për të parë 8 kanale të RTSH, por nuk i shohin këto kanale. E dini që taksapaguesit janë aksionerë në financat e TVSH? Dhe ne si të zgjedhurit e tyre duhet t’i përfshijmë në rezolutën e parlamentit. I sheh ti zoti Musa?

Ulqini: Jo nuk është ashtu...

Ruçi: Po flasim për ata qytetarë që nuk kanë televizorë me teknologjinë e fundit, siç e kemi unë edhe ti. Raportimet në kuvend s’duhet të jenë formale, por efektive brenda shqetësimeve që kanë njerëzit.

Të fundit