Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ruçi takon Veselin, Tirana nuk ndryshon qëndrim: Marrëveshje me Serbinë vetëm duke respektuar tërësinë territoriale të Kosovës
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur sot në takim homologun kosovar, Kadri Vesli, me të cilin ka biseduar për dialogun që po zhvillohet midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ruçi ripërsëriti në konferencë të njëjtin qëndrim si ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke kërkuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë, si dhe ku respektohet tërësia territoriale e Kosovës. Me këtë qëndrim, Ruçi konfirmon se Tirana nuk e mbështet ndryshimin e kufijve midis dy vendeve.
“Është e nevojshme një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që respekton tërësinë territoriale të Kosovës dhe unitetin e vendit siç shkruhet në Kushtetutën e Kosovës. Kjo është rruga e vetme. Apeli dhe mesazhi im është që në këtë situatë aktorët politikë në Kosovë duhet të jenë unik pasi këtu bëhet fjala për paqen dhe stabilitetin jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ruçi.
Edhe Kadri Veseli ishte pothuajse në të njëjtën linjë, por shtoi se në fazën finale të dialogut Kosova shkon për të marrë vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai theksoi se Prishtina nuk do të lejojë asnjë bashkësi komunash serbe me të drejta ekzekutive.
Dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç kanë propozuar ndryshimin e kufijve si zgjidhje përfundimtare të konfliktit, por kjo ide nuk po gjen mbështetje në Prishtinë dhe Tiranë.