Flash News

KRYESORE

Ruçi uron kryeparlamentarin grek Tasoulas për detyrën e re dhe e fton në Tiranë

Ruçi uron kryeparlamentarin grek Tasoulas për detyrën e re dhe

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka uruar homologun e tij të Greqisë, Kostas Tasoulas për detyrën e re dhe e ka ftuar për vizitë në Tiranë. Ruçi i dërgoi një letër, ku gjithashtu i shpreh dëshirën për më shumë bashkëpunim parlamentar mes palëve.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në postin e Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Greqisë, më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj me një mbështetje aq të madhe si dhe t’ju uroj shumë suksese në përmbushjes e detyrës impenjuese dhe fisnike. Unë shpreh besimin e plotë se, me zgjedhjen Tuaj në këtë detyrë, marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinje, si dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Greqisë do të intensifikohen gjithnjë e më shumë, në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë kuadër, për mua do të ishte një kënaqësi e veçantë t’ju ftoj, në krye të një delegacioni parlamentar, për një vizitë zyrtare dhe miqësore në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Ju”, shkruhet në letrën e Ruçit, drejtuar Tasoulas-it.

Të fundit