Flash News

KRYESORE

Rudi për Mateon: I thashë të ikte por unë e respektoj vendimin e tij... të gabuar

Rudi për Mateon: I thashë të ikte por unë e respektoj

Rudi dhe Mateo ishin dysha e In Tv të cilët u bënë shumë të dashur për publikun me emisionin “3jat”. Por Rudi e la INTv për “Dancing With the Stars” dhe në një intervistë për “Panorama”, Rudi ka treguar se ftesa ishte dhe për Mateon por ai refuzoi.

“Sepse unë ika nga “In” dhe ai donte të qëndronte. Unë jam nga bregu, ai është nga fusha… E dua fort si njeri. Po ashtu si në jetë, mendoj që njeriu duhet të udhëtojë ashtu edhe në profesion, duhet të eksperimentojë nëse vërtet do të rritet. Kur ika e ftova të vinte, por zgjodhi të qëndronte dhe e respektoj maksimalisht zgjedhjen e tij të gabuar. (qesh)”,- është shprehur Rudi.

Mateo tani vazhdon në InTv me emisionin “Kolaudim”.

Të fundit