Flash News

KRYESORE

Rudina Dembacaj: Dyshojmë se unë dhe Marku kemi kaluar koronavirus

Rudina Dembacaj: Dyshojmë se unë dhe Marku kemi kaluar koronavirus

Edhe pse shqiptarët vazhdojnë të jenë të izoluar, emisionet televizive – disa prej tyre – vazhdojnë transmetimin. Një prej tyre është “Shqipëria live”, që tashmë të ftuarit nuk i ka më në studio por në lidhje live.

Sot, një nga lidhjet me Skype, ka qenë me aktoren dhe moderatorin Rudina Dembacaj dhe partnerin e saj; ish-deputetin Mark Frrokun.

Çifti, dyshojnë se janë prekur me koronavirus sepse Frroku ka qenë në një ceremoni mortore dhe ka pasur kontakt me pacientin zero. Më saktë, i ka dhënë dorën.

Dembacaj u shpreh se ende tani, ata nuk e dinë nëse janë apo jo të infektuar, dhe nëse kanë mundur ta kalojnë totalisht gjendjen e rënduar shëndetësore.

“Marku kishte dhimbje trupi, i shkoi tempratura 40.2, por pas paracetamolit iu ul. Këmbët nuk i ndjeja, më ishin paralizuar, Aty e ndamë mendjen se kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e tij, 80 e ca dhe 70 e ca vjeç. Të moshuarit dhe fëmijët s’kanë asnjë simptomë. Kishim frikë mos infektonim prindërit e tij, sepse ishim bashkë. Unë gatuaja për të gjithë. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo kemi koronavirus.”

Të fundit