Rudina Dembacaj lë Ora News. Në bisedime me televizionin rival

Një muaj para nisjes së sezonit të ri televiziv, kanë nisur edhe lëvizjet e moderatorëve e ndryshimet e emisioneve. E rradhës është moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj të cilën prej gati 3 vitesh e kemi parë në Ora News me emisionin “Mos i fol shoferit”.

Në sezonin e ri televiziv, Rudinën nuk do e shohim më në Ora News dhe  burime për “Xing” bëjnë me dije se moderatorja do zhvendoset në TV Klan. Rudina është në bisedime dhe është parë disa herë në Klan.

Nuk dihet ende nëse në Klan Rudina do vazhdojë me emisionin e saj “Mos i fol shoferit” apo do e shohim në një projekt të ri. Detajet na mbetet t’i zbulojmë së shpejti. /Xing