Flash News

KRYESORE

Rudina deputete, Azem Hajdari (i riu) diplomohet

Rudina Hajdari  është nje prej risive në emrat e PD për listën e Tiranës. Shumë pak mund të mos e dinë se ajo është vajza e Azem Hajdarit, i cili u vra në atentatin e 12 shtatorit 1998.

Dje ndërsa të gjithë prisnin me ankth listën përfundimtare të PD me emrat e  kandidatëve për deputet, Rudina ishte duke festuar me familjen diplomimin e vëllait të saj, Azem Hajdari.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ajo ka shpërndarë foto të ceremonisë, ndërsa shkruan se  ishte një ditë emocionuese.

Profili i Rudina Hajdarit:

Ajo u largua në SHBA, në vitin 2002, në moshën 14-vjecare ku dhe kreu të gjithë ciklin e arsimimit  dhe është diplomuar për shkenca politike.

Pas shkollimit dhe një experience pune në Kongresit Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë, ajo u kthye në Shqipëri ku u angazhua si pjesë e administratës publike, përgjatë qeverisjes së Berishës.

Më pas ka deklaruar përfshirjen dhe angazhimin e saj në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, të cilin e konsideron si lider të ri dhe me vizion.

Ajo është e martuar me Muçjon Demiraj dhe është nëna e një vajze 15 muajshe.

 

Të fundit