Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari: 21 vjet pas vrasjes së Azemit, vendin e kanë mbërthyer krizat e ndryshme

Rudina Hajdari: 21 vjet pas vrasjes së Azemit, vendin e kanë

Deputetja Rudina Hajdari ka përkujtuar përmes homazheve të atin, Azem Hajdarin 21 vjet pas vrasjes.

Në një status në rrjetet sociale, ajo thekson se edhe pse kanë kaluar shumë kohë që nga vrasja e ish liderit të studentëve të dhjetorit, vendin e kanë mberthyer kriza të ndryshme, duke e bërë shtetin ligjor më pak të lirë e të sigurt.

“Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane”, shkruan Hajdari.

Rudina Hajdari u pa sot në homazhe bashkë  me kreun e PD, Lulzim Basha, ish kryeministrin Berisha e figura të tjera, duke kryer homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit në qendër të Tiranës, e po ashtu me Grupet Parlamentare në varrezat e dëshmorëve.

Kurse presidenti Ilir Meta zgjodhi të kryejë i vetëm homazhe pranë memorialit.

Të fundit