Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari ‘certifikon’ votimet, por parashikon përplasje civile

Rudina Hajdari ‘certifikon’ votimet, por parashikon përplasje

Rudina Hajdari thotë se zgjedhjet e 30 qershorit janë fakt, ato tashmë janë bërë dhe ligjshmërinë ose jo të tyre mund ta ndërmarrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Në një intervistë për ‘5 pyetje’ në Report TV, duke komentuar vendimin e kryebashkiakëve të PD-së për të mos liruar zyrat për të zgjedhurit e rinj socialist nga 30 qershori, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, tha se kjo është një situatë që i ka dalë nga duart kryedemokratit Basha.

“Është një situatë që i ka dalë jashtë kontrollit. Kryetari i PD nuk është në gjendje të shikojë dhe të gjejë një zgjidhje për këta kryetar bashkie që refuzojnë të largohen nga zyrat e tyre. Mendoj se kjo do të sillte përplasje. E shikoj që kjo do ndodhë, sepse shumë njerëz të thjeshtë do të humbin njerëzit e punës, dhe këtë gjë nuk mund ta ndalojë dot asnjë njeri. Zgjedhjet dolën, u certifikuan deri diku dhe do të ketë një zëvendësim të kryetarëve të bashkive, dhe detyrimisht këta që kanë qenë do zëvendësohen me të rinjtë që fituan në zgjedhjet e 30 qershorit. Unë e shikoj të pashmangshme. Është e kotë të themi që nuk i njohim këto zgjedhje. Nuk është në tagrin e këtyre kryebashkiakëve, nuk mund të bëjnë rolin e gangsterëve. Mendoj se zoti Basha ndodhet në situatë të vështirë”.

Të fundit