Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari fotografohet në aeroport në shoqërinë e grupit të mazhorancës

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, është fotografuar në aeroportin e Rinasit në shoqërinë e zyrtarëve të Qeverisë dhe mazhorancës. Fotot janë publikuar nga faqja ‘Respublica’.

Bashkë me Hajdarin ndodhen edhe dy deputetet e PS, Mirela Kumbaro dhe Senida Mesi, të cilat kanë qenë pjesë e Qeverisë së Edi Ramës, si dhe zv/ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj.

Nuk është konfirmuar ende nëse Hajdari dhe zyrtarët e mazhorancës ndodheshin bashkë si pjesë apo jo e një delegacioni shtetëror.

Të fundit