Rudina Hajdari i ‘vë kusht’ Bashës: Kthehem në PD vetëm nëse…

Deputetja Rudina Hajdari, ndër 3 deputetët që nuk pranuan të djegin mandatet në bllok bashkë me opozitën ka deklaruar se do të pranonte të kthehej sërish në Partinë Demokratike, por duke i vënë kreut të PD, Lulzim Basha një kusht.

E pyetur në emisionin “Hard Talk” nëse do të bëhej pjesë e PD në zgjedhjet e vitit 2021, ajo konfirmoi se pranon vetëm nëse ndryshon sistemi.

“Do pranoja që zoti Basha të luftonte bashkarisht në atë tryezë për ndryshimin e sistemit. Pjesë e pazareve të tjera, unë nuk bëhem. Nëse ndryshon sistemi, atëherë hajde flasim. Nëse do kishte një rikthim nuk do ishte falë zemërgjerësisë së zotit Basha. Do ishte një betejë e cila ka frytet e saj dhe më pas do ecim bashkarisht për ta risjellë këtë forcë politike në këmbë”, u shpreh Hajdari.

Lexo edhe: Mollë e kalbur se nuk dogji mandatin? Rudina Hajdari ‘hakmerret’ me Bashën, i “merr” Kirin në Grupin Demokrat