Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Rudina Hajdari komenton rikthimin e vizave nga Holanda: Mund të parandalohej
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas votimit të djeshëm me shumicë votash në parlamentin holandez rezolutën që i kërkon qeverisë rikthimin e vizave me Shqipërinë.
Sipas Hajdarit, qeveria është përgjegjëse kryesore në këtë vendim, që sipas saj mund të parandalohej nëse do reagonte në kohë.
Kjo, pasi shkak i këtij vendimi është bërë rritja e aktiviteteve kriminale nga mafia Shqiptare në Holandë.
“Shqetësues vendimi i Parlamentit të Holandës që i kërkoi qeverisë rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.
Parlamenti i Holandës me një shumicë të pazakontë prej 2/3 (108 Vota Pro, 42 Vota Kundër) ka votuar pro propozimit të 5 partive parlamentare (VVD, CDA, PVV, SP dhe CU) "për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit Shqiptarë" për shkak të: rritjes së aktiviteteve kriminale nga mafia Shqiptare në Holandë, zgjerimit të rrjeteve të kontrabandës nga organizatat kriminale si dhe krimi ndërkufitar të cilët keq-përdorin lëvizjen e lirë për arritjen e synimeve të tyre të kundra-ligjshme.
Ky vendim i Parlamentit Holandez është shenje reale e rrezikut potencial në dëm të procesit të Integrimit Evropian të Shqipërisë në tërësi dhe për vendim-marrjen e radhës të Këshillit të BE (Vendeve Anëtare) lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Nëse qeveria Shqiptare do të kishte reaguar me përgjegjshmëri në kohë lidhur me situatën shqetësuese që shkaktoi ndërmarrjen e masave nga Parlamenti Holandez ky vendim mund të parandalohej.
Qëndrimet e qeverisë holandeze dhe të ministrit të Jashtëm të Holandës Stef Blok-ut vazhdojnë të jenë mundësi për të parandaluar këtë problem i cili është vërtet shqetësues dhe mund të sjellë efekt zinxhir.
Për këtë qeveria Shqiptare ka detyrë të rrisë seriozitetin/përgjshmërinë e bashkëpunimin me qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese partnere të Holandës dhe të vendeve të tjera të BE në luftën kundër krimit të organizuar”, shkruan Hajdari.