Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik, asnjë koment për mediat

Rudina Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik, asnjë koment

Deputetja Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka braktisur mbledhjen e sotme që zhvillohet prej orës 18:00.

Ajo nuk ka dhënë një prononcim për mediat.

Kujtojmë se Këshilli Politik po diskuton sot ndryshimet kushtetuese të cilat mazhoranca ka thënë se do t’i votojë nesër në seancën plenare.

PD tashmë ka propozuar amendamentin për hapjen e listave 100%.

Deri tani në mbledhje, Opozita e Bashkuar ka propozuar amendamentin për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Sipas saj, çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit.

Të fundit