All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rudina Hajdari nuk fajëson Ramën për Pjetrin: Problemi qëndron te klasa politike

All - Paragraf - 1

Deputetja e parlamentit, Rudina Hajdari, në një reagim pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, shprehet se problemi qëndron tek kryetarët e partive që promovojnë personazhe të korruptuar dhe jo tek individet. Hajdari nuk fajëson në asnjë rresht të qëndrimit të saj kryeministrit Rama, ndërkohë që thotë se qytetarët kanë humbur shpresën tek politika.

All - Paragraf - 3

Sipas saj, e vetmja zgjidhje është ndryshimi i klases politike, duke premtuar se opozita e re do të vijojë luftën e saj parlamentare.

“Opozita Parlamentare do të vijojë luftën kundër këtij sistemi akoma dhe më e vendosur me Reformën Zgjedhore, në mënyrë që shqiptarëve t’u jepet mundësia të jenë të përfaqësuar nga individë me figurë të pastër, si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana etike”, shkruan ajo.

Valdrin Pjetri u dorëhoq pas publikimit të fakteve që tregonin se ai ka qenë i dënuar në Itali në vitin 2003 për shitje të lëndëve narkotike.

Qëndrimi i plotë:

Çështja e Valdrin Pjetrit vërteton për të disatën herë se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik.

Një individ me të kaluar kriminale vendoset si përfaqësues i Partisë Socialiste për të marrë postin e Kryetarit të Bashkisë në qytetin e Shkodrës. Problemi nuk qëndron tek individi, sa tek liderat partiakë që promovojnë figura të pista në pozicione të larta drejtuese apo sistemi i kalbur politik që lejon pseudo-liderat partiakë të tallen me qytetarët shqiptarë.

Ajo që është akoma dhe më shqetësuese është se nuk ekziston një alternativë për qytetarët, një figurë politike që t’i besojnë, pasi fatkeqësisht u është mbushur mendja se të gjithë janë njësoj. Kanë humbur besimin tek kjo kastë politike që sheh vetëm interesin personal, duke e lënë në harresë interesin publik. Qytetarët shqiptarë janë të distancuar komplet dhe nuk reagojnë edhe kur ndodhin ngjarje të tilla absolutisht të papranueshme, për një vend që aspiron futjen në BE, pasi u ka vdekur shpresa.

E vetmja zgjidhje është ndryshimi i këtij sistemi politik e zgjedhor që po fundos Shqipërinë përditë e më shumë. Opozita Parlamentare do të vijojë luftën kundër këtij sistemi akoma dhe më e vendosur me Reformën Zgjedhore, në mënyrë që shqiptarëve t’u jepet mundësia të jenë të përfaqësuar nga individë me figurë të pastër, si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana etike.

Të fundit