Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari për mundësinë e krijimit të një partie: Kërkoj reformë tërësore

Rudina Hajdari për mundësinë e krijimit të një partie:

Deputetja Rudina Hajdari ka mohuar se është duke planifikuar aktualisht krijimin e një partie të re. Në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Hajdari tha se nuk është ambienti për të krijuar parti të re, por theksoi se pret një reformë tërësore të sistemit.

“Nuk është ambienti për të krijuar një parti të re, por kërkoj një reformë që të ndryshojë tërësisht sistemi”, u shpreh Hajdari.

Sipas Hajdarit, përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së mbështesin një ndryshim të sistemit në Shqipëri, por pa dhënë më shumë detaje.

Rudina Hajdari nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin e deputetes njësoj siç bënë kolegët e tjerë të Partisë Demokratike.

Të fundit