Rudina Hajdari për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave: Me persona të dalë boje; Më vjen keq për akademik A.Fugën

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas njoftimit të Akademisë së Shkencave për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar, ndërsa kandidati i vetëm për këtë post është akademiku Skënder Gjinushi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hajdari e konsideron akademinë të stilit “ala monist” të vjetruar, me persona të dalë boje.

Reagimi:

Akademia e prostatit!

Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundmë për pushtet.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore.

Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë “ush”, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi.

Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”