Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari ‘përdor’ mesazhin e SHBA për të sulmuar PD e PS: E privilegjuar që do udhëheq Reformën Zgjedhore   

Rudina Hajdari ‘përdor’ mesazhin e SHBA për të

Deputetja Rudina Hajdari ka përshëndetur mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë, një ditë pas 30 qershorit dhe pas përfundimeve të misionit të ODIHR-it.

Në një reagime dje, ambasada e pranon se për shkak të ngërçit politik, zgjedhësit nuk patën mundësi të bënin një zgjedhje kuptimplotë, ndaj dhe Hajdari teksa u drejtohet përfaqësuesve të majtë e të djathtë, ka vënë theksin në zbatimin e reformës në Drejtësi.

“Përshëndesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe parimet demokratike.

Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq këtë reformë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane”, shkruan Hajdari.

Të fundit