Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari takim me ish ambasadorin e SHBA-së, Arvizu

Rudina Hajdari takim me ish ambasadorin e SHBA-së, Arvizu

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari u takua me ish ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Alexander A. Arvizu.

Ajo ndodhej për vizitë në kryeqytetin amerikan, ku edhe u bisedoi me ish shefin diplomacisë amerikane në vendin tonë, gjatë periudhës dhjetor 2010- janar 2015.

Ky i fundit edhe pse e ka përfunduar detyrën, vazhdon që të shfaqë interes për Shqipërinë.

“Kënaqësi që u takova me ish Ambasadorin Amerikan, Alexander Arvizu, gjatë vizitës time në Washington D.C.”, shkroi Hajdari në profilin saj në Instagram.

Deputetja opozitare ka jetuar prej vitesh në SHBA, ndërkohë që pavarësisht angazhimeve në Shqipëri, kthehet vazhdimisht në vendin ku ka kaluar një pjesë të jetës.

Të fundit