Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Rudina Hajdari u përgjigjet atyre që e kritikojnë për lapsuset, tregon marrëdhënien me PD
Rudina Hajdari herë pas herë tërheq vëmendjen e publikut shqiptar me lapsuset e saj gjatë fjalimeve në kuvend. Por ajo tha se të gabosh është njerëzore dhe theksoi se rëndësi ka që të sjellë sa me shumë zërin e shqiptarëve në parlament.
“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot. dhe të mos tërheqin vëmendjen. nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë ç’ka po ndodhur. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar. “ u shpreh Hajdari në News 24.
Ajo shtoi se nuk është penduar që nuk e dogji mandatin e deputetes, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë e krijimit të një partie të re.
Në vazhdim, deputetja e opozitës parlamentare u ndal te marrëdhëniet me deputetët e PD-në.
“Me PD-në në tërësi ruaj marrëdhënie. Ruaj marrëdhënie edhe me ata që kanë dalë jashtë PD-së. Edhe ata janë demokratë. Kam pasur kontakte me disa prej tyre, janë në një situatë ku po reflektojnë më shumë se sa kurrë. Bën një sakrificë të madhe, pa menduar se çfarë do ndodhte. Mendoj se veprimi tyre sillte dy përfundime, humbej totale ose fitore. Nuk mendoj se në situatën aktuale që janë, janë afër një fitoreje.”