Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari u tërheq vëmendjen politikanëve me mesazhin e kongresmenit Engel

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari komentoi mesazhin e kongresmenit amerikan Eliot L. Engel, i cili kërkoi që palët të ulen në dialog dhe të jetë ligji që të sundojë.

Në Facebook, ajo shkroi se mendon se fjalët e amerikanit, duhet që të vihen në praktikë nga aktorët politikë në vend sepse shqiptarët meritojnë një proces elektoral të denjë.

“Sot, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot L.Engel, dha një deklaratë për situatën politike në Shqipëri. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike të shmangin aktet e dhunës dhe të angazhohen në drejtim të dialogut në përputhje me SUNDIMIN E LIGJIT dhe t'u japin shqiptarëve një proces elektoral të denjë për një vend anëtar në #NATO. 🇦🇱🇺🇸”, shkroi Hajdari.

Të fundit