Flash News

KRYESORE

Rudina Magjistari përlotet në studio nga dhuratat e Mias

Rudina Magjistari përlotet në studio nga dhuratat e Mias

Sot, stafi i Rudinës, kishte përgatitur një "rreng" për moderatoren e emisionit të pasdites (me të njëjtin emër) në Klan. Nga kjo surprizë, ata e kanë bërë Rudinën edhe të qajë.

“Ja kur erdhi kjo ditë dhe të pashë nga afër duke qarë…”, - i tha me humor kolegu dhe miku i saj Enkel Demi.

T ftuarve të ditës së sotme, Rudina Magjistari u kishte përgatitur atyre edhe nga mesazh surprizë; inxhinieres së ndërtimit Luljeta Bozo, shkrimtares Diana Çuli, gazetarit Enkel Demi, moderatorit Bledi Strakosha, si edhe gazetares Saranda Hoda. Por nuk e dinte se ata ishin në dijeni të surprizës që bashkëshorti dhe vajza e saj Mia kishin përgatitur për të.

Në fund të bisedës, në studio për Rudinën erdhi një buqetë me lule dhe një luledielli e shoqëruar me një zarf të vogël që mbante një mesazh dhe Rudina e surprizuar u përlot.

“Gjithçka mund të kisha menduar sot, por jo këtë… Si asnjëherë tjetër në jetën time. Ju falënderoj shumë…” – tha ajo dhe mes lotësh nisi të hapë zarfin e vogëlushes: “Mami, të dua” – shkruhej nga duart e Mias

Të fundit