Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rudolf Marku: Çadra? Të protestosh është liri. Çfarë mendoj për Berishën, Kadarenë dhe filmat e komunizmit...
Rudolf Marku, ish-ambasador, shkrimtar dhe përkthyes i njohur, fitues i çmimit 'Kadare', ka folur për Roland Qafokun në emisionin 'Debat' në Channel One. I pakufizuar në tema, edhe pse i thirrur për librin e tij të fundit, një Antologji e Poezisë Botërore, Marku ka folur edhe për tema politike, përfshirë edhe të shkuarën e tij si deputet i PD.
Ai ka folur mes të tjerash edhe për situatën politike në vend, protestën e PDsë, dhe ish kreun e demokratëve, liderin historik Berisha dhe se si u shkarkua ish prokurori i përgjithshëm Maks Haxhia, në kohën që Marku ishte deputet.
Kur keni qenë deputet mbaheni mend për një seancë parlamentare maratonë për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm Maks Haxhia pas 4 muajve në detyrën e prokurorit të përgjithshëm.
Kam bërë gabim. Por më duhet të sqaroj se më janë keqkuptuar ato që kam thënë. Unë kam patur respekt dhe vlerësim për Maks Haxhinë edhe për faktin se e kam njohur. E kam patur nxënës në Lezhë. Unë në diskutimin tim kam qenë kundër jo për emërimit të tij nominal por për konceptin. Unë e njihja familjen e Haxhisë. I ati kishte qenë drejtor i burgut të Lezhës gjatë sistemit komunist. Dhe unë në koncpet isha kundër që pjesetarë të familjeve të sistemit komunist të merrnin detyra të larta shtetërore dhe sidomos në drejtësi. Për dijeni unë kam qenë kundër emërimit të Maks Haxhisë si prokuror i përgjithshëm dhe si i tillë isha por edhe për largimin e tij sepse ishte kundër me simbolin. Në fakt mua mu keqkuptua ajo që kam thënë. Nuk kam patur dhe nuk kisha asgjë personale me Maks Haxhinë sepse e thashë që për të kam patur respekt, por për koncpetin e asaj kohe. Unë nuk bërë si disa që duke qenë beniaminë të partisë ngritën dorën edhe kur u emërua edhe ku u kërkua shkarkimi. Kjo nuk është normale.
A ju ka mbetur ndonjë gjë në mendje ngjatë kohës që keni qenë deputet i PD në parlament?
Po edhe sot e kësaj dite më ka mbetur në mendje në mos gaboj në vitin 19931994 që ligji për abortin, i cili në vendet perëndimore dhe SHBA ka dashur 10 deri në 20 vjet diskutime, debate, kundërshti te ne kaloi dhe u miratua për 5 minuta. Isha i vetmi mes deputetëve që u ngrita dhe i thashë kryetarit Pjetër Arbnori të diskutonim por ai më tha nuk ka vend për diskutime se të gjithë ishin dakord. Unë me respektin ndaj atij njeriu iu drejtova duke i thënë se fetusi që për mua është qenie njerëzore një ditë mund të bëhet kryetar kuvendi dhe ne nuk kemi të drejtë ta vrasim që në bark. Qeshën të gjithë dhe ligji kaloi.
Cili është vendi i Sali Berishës në histori?
Pa diskutim që ka vend të rëndësishëm sidomos në lëvizjen për demokraci në vitin 1990-1991. Por Sali Berisha ka bërë një dëm të madh vendit që sipas meje është manipulimi ndaj shpresave të njerëzve. Kjo është gjëja më e rëndë që ai ka bërë. Por zhgënjimi më i madh ndaj Berishës është kompromisi pas kurrizit të njerëzve të cilët i besonin. Turmave edhe mund tu thuash gjëra që nuk i beson as vetë, por jo njerëzve më të afërt. Mendoj se ndotja e politikës ka një limit. Por Berisha i tejkalon shpesh këto limite. Një e keqe e madhe e politikës shqiptare është riciklimi i figurave të njëjta. Dashur pa dashur, politika i konsumon njerëzit.
Zoti Marku, kemi një situatë në kufi të krizës politike.Partia Demokratike prej më shumë se një muaji ka nisur një protestë duke qendruar në një çadër në bulevard duke kërkuar qeveri teknike për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Cili është komenti juaj?
Estetikisht më vret sytë ajo çadra në bulevard. Por, të protestosh është liri dhe si e tillë PD është e lirë të protestojë në një sistem demokratik.
Ka një debat kohët e fundit për filmat e komunizmit. Cili është mendimi juaj?
Më mirë se kushdo e ka thënë në emisionin tuaj Saimir Kumbaro. Regjisori u tha juve zoti Qafoku se producenti I filmave të asaj kohe ishte Partia e Punës. Që këtu ne jemi të qartë se ato filma ishin propaganda e propagandave të atij sistemi. Lenini arriti deri atje sa tha se feja duhet të zëvendësohet me kinemanë dhe filmin. Në këtë kontekst nëpër libra edhe mund të kalonte ndonjë gjë. Ndërsa në filma kurrë. Pa u parë një film nga byroja në kinemanë e Bllokut nuk kishte shans që filmi të jepej. Prandaj ato filma janë kryekëput propagandë. Por nuk mund të hidhet poshtë punë mjeshtëria e aktorëve, regjisorëve e mjeshtrave të muzikës. Kam parasysh aktorët e mëdhenj Sandër Prosi, Kadri Roshi, Naim Frashëri etij që kanë treguar mjeshtëri. Pra këta filma nuk mund të flaken. Më vret shumë fjala të digjen, të shkatërrohen, të ndalohen. Pasi lan fëmijën, bashkë ujin nuk mund të flakësh edhe fëmijën. Prandaj ata janë produkte tona.
Si duhet të transmetohen?
Ndoshta me sqarime me shënime apo me një mënyrë që një kineast, një specialit të dalë dhe të shpjegojë skenarin dhe realizimin mbi bazën e asaj që është shtremberuar dhe ideuar. Por jo të ndalohen.
Letërsia jonë ka nxjerr një kolos si Ismail Kadare. Si ka mundësi që e sulmojnë dhe e shajnë?
Ata që sulmojnë Kadarenë janë ziliqarë. Janë merimanga me helm. Nuk ia vlen ti dëgjosh. I jam mirënjohës Ismail Kadaresë, sepse e kam marrë vesh shumë vonë, dhe ai vetë nuk ma ka thënë që ka ardhur në Lezhë dhe ka takuar deri drejtuesit e kohës duke u thënë që të mos sulmonin mua sepse kishin filluar sulmet për disa poezi. Por, një gjë e tillë në atë kohë ishte e jashtëzakonshme. Nga kjo me mua nuk u morën më me mua.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38