Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fotot dhe teksti: Jona Kazani
Në Rugovë të Kosovës, në Alpet Shqiptare, ndodhet Boga, një fshat i vogël malor i shtrirë në një lartësi 1,300m - 1,400m mbi nivelin e detit. Ky fshat me klimë karakteristike alpine, është shndërruar në një ndër vendet më të përshtatshme për të kaluar pushimet.
Turizmi në këtë zonë ka avantazh të zhvillohet në të gjitha stinët e vitit, pasi relievi, flora dhe fauna, ofrojnë një peizazh me pamje dhe ngjyra të mrekullueshme që kthehen në atraksion të papërballueshëm për ata që duan të zhvendosen për një fundjavë apo më gjatë nga jeta e qytetit.
Në pranverë e verë, nuancat e çelëta të bimësisë thyejnë kontrastin e krijuar nga dimri dhe vjeshta i transformon ato duke u dhënë hije të arta. Më pas, këto ngjyra zbehen për t'ia lënë territorin bardhësisë së borës dhe në mënyrë harmonike kalojnë te dritat e festave dimërore.
Të rrimë te vjeshta, si një e "mesme e artë" për të përshkruar këtë fshat i cili i parë në plane të përgjithshme nga lartësitë e kodrave të kafenjta që thyen më tej nga fragmente blerimi të korrespondon me imazhet panoramike të maleve të Zvicrës.
Terrene të pjerrëta që ngjiten, zbresin dhe ngjiten sërish në formë valësh, të bëjnë të humbasësh orientimin. Është një humbje në mrekullim. Kodrat duket sikur klonojnë paralelisht njëra-tjetrën, por kjo gjë nuk ta vret syrin. Përkundrazi, të jep edhe njëherë kënaqësinë ta shohësh prapë atë pamje hutuese, ku të vjen natyrshëm të bërtasësh. Mali të "kthen fjalën" me anë të jehonës.
Edhe pse në një lartësi shumë të madhe, sërish ndihesh i/e vogël, pasi pemët shtatlarta të barazojnë me vetëm një pjesë të vogël të trungut të tyre. Degët e tyre të zhveshura dhe të holla, krijojnë një rrëmujë që i distancon ato nga pishat e gjelbra dhe të krekosura.
Të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në territorin e pjerrët, hapësirat e pemëve i mbushin tufat e deleve dhe disa lopë laramane, që kullosin nga agimi e deri në orët e pasdites kur perëndon dielli. Afër tyre, lidhur me litar në një trung peme, qëndron edhe një qen shtëpie i cili ka si "detyrë" të kundërtën e zakonit të malësorëve të këtyre anëve, mosmikpritjen e të huajve.
Aty ku puthen dy fundet e faqeve të kodrave, ndodhen shtëpizat e shumta të drurit që banorët kanë ndërtuar për pushuesit. Nga çatitë e tyre të thepisura që zbresin deri ne shesh, duket edhe fjollat gri të tymtarëve, që ngrihen lart dhe bashkohen me shtëllungën e dendur të mjegullës që fsheh qiellin. Një gri alpine që përkundet ne madhështi. Shtëpizat, të vogla në dukje nga jashtë, të befasojnë me ngrohtësinë dhe rehatinë nga brenda. Parketi i drunjtë dhe elemntë të tjerë janë ndërhturur për të ruajtur atë çka shihet si autoktone e këtyre anëve.
Në oborrin e vogël të shtëpizave, kotele të shëndetshme me gëzof si mëndafsh i zi që shëndrit, ecin drejt dhe me elegancë duke hedhur putrat e tyre andej nga vjen era ushqim. Të bukura, aq edhe të egra e dinake të shikojnë drejt e në sy kur u afrohesh dhe atëherë kur vëzhgojnë bebet e syzve të tu teksa zmadhohen, marrin ushqimin dhe zhduken në cepat më të afërt që gjejnë.
Dikush që është supersticioz dhe nuk i ka fort qejf kafshët, mund edhe të thotë se macet e zeza janë ters kur të presin rrugën. Kjo përforcohet kur mendon relievin e ashpër nga ku gjarpëron rruga e kthimit. Kur para syve shfaqen faqet e shkëmbinjve gjigantë që bien thikë mbi luginë, të kujtohen poezitë e Martin Camajt dhe aspak frika.
E vështirë të shquash sa lart ngjiten këto faqe të egra shkëmbore, pasi sa kap syri është mjegulla mbretëresha e pikave më të larta. Sa na takon ne ato faqe shëkmbore shkojnë deri lart në qiell. Diku mes faqes madhështore të kësaj materie të ngurtë, rrjedhin disa ujvara të vogla, të cilat pasi ushqejnë myshqet e dendura gjelbëroshe të strukura në të çarat e shkëmbit, derdhin ujin poshtë në lumë.
Zhurma e ujit që rrjedh nëpër gurët e mëdhenj e të lëmuar të lumit, bëhet më e pranishme nga tingujt që kthejnë pas muret e ftohta të shkëmbinjve. Teksa largohesh dhe kthen kokën pas, mjegulla mbyll pamjen dhe e bën atë sa të paqartë aq edhe të mistershme.
Po të mos ishte përpara jeta dhe angazhimet e punës e të qytetit, me siguri do ia vlente të ktheheshe pas në atë turbullirë pikëzash mikroskopike uji, pas të cilave fshihet një pjesë e shpirtit të maleve shqiptare.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38





















