Flash News

KRYESORE

Rumani/ Dënohet me 3 vite burg kryetari i partisë në pushtet

Rumani/ Dënohet me 3 vite burg kryetari i partisë në pushtet

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë në Rumani ka vendosur të lërë në fuqi vendimin që dënon me 3 vite e gjashtë muaj burg Liviu Dragnea, kryetar i partisë në pushtet, PSD. Dragnea është gjithashtu kryetar i Parlamentit rumun.

Ai është dënuar për shkak të një afere kur është përfshirë edhe partia e tij. Ai ka punësuar dy gra në Qendrën e Mbrojtjes Sociale dhe të Fëmijëve, ndërkohë që ato realisht punonin për partinë dhe jo për detyrën që u ishte ngarkuar. Dëmi në buxhet llogaritet 23 mijë euro.

Kjo është një tjetër arritje e drejtësisë në Rumani, ku Qeveria socialiste dhe mazhoranca është përpjekur vitet e fundit të kontrollojë institucionet e pavarur dhe të amnistojë politikanët e korruptuar.

Të fundit