Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Hansi Flick e ka ndarë në dy pjesë opinionin e kupolës drejtuese të Bayernit për temën e trajnerit, i cili do të punojë me skuadrën të paktën deri në fund të majit. Pas fitores së kësaj të shtune (4-0) me Dortmundin, gjendja te Bayern duket e qetësuar pas shkarkimit të trajnerit Niko Kovac dhe pas ndeshjes shefi ekzekutiv Rummenigge u nxitua me disa fjali.
"Flick do të vijojë si trajner i yni... deri në një njoftim tjetër. A do të jetë ndaj Fortuna Dusseldorf-it? Sigurisht që po", - u shpreh numri 2 i klubit bavarez. Krejt ndryshe mendon Hoeness, presidenti (në orët e fundit). "Nuk besoj se Rummenigge e kishte fjalën për më shumë se një ndeshje", - tha drejtuesi historik i rekordmenëve të Bundesligës.
Këtë sezon është hera e parë pas rreth 4 dekadash, që Hoeness nuk do të ketë asnjë ndikim në marrjen e vendimit për trajnerin e ri të skuadrës. Ai do të largohet përfundimisht nga Bayern dhe do të pasohet nga CEO i kompanisë Adidas, sponsor i klubit.