Flash News

KRYESORE

Rummenigge lëvdata për Neuer, por e ardhmja mbetet e paqartë

Rummenigge lëvdata për Neuer, por e ardhmja mbetet e paqartë

Bayern Munchen po kalon një situatë të nxehtë në skuadër, pasi portieri Manuel Neuer mund të largohet. Kapiteni ka dalë hapur kundër klubit për nënshkrimin e Alexander Nubel, por CEO i kampionëve, Karl-Heinz Rummenigge, u mundua të shuajë zjarrin e ndezur.

Elozhe për kapitenin e tij, por kur vjen puna për rinovimin e kontratës sikur ngec për të përcaktuar diçka. "I kam parë të gjithë: Sepp Maier, Oliver Kahn dhe tani Manun. Kam shumë respekt për Sepp dhe Olin, ata ishin portierë klasi, por çfarë ka bërë Neuer, është diçka tjetër. Ai e çoi lojën e portierëve në tjetër nivel. Është më i miri që bota ka pasur", - tha Rummenigge.

"Rinovimi? Ne e dimë se çfarë duam. Nuk kemi nevojë të bisedojmë shumë, por duhet ta diskutojmë me lojtarin dhe menaxherin në fillim. Nubel? E dimë se tifozët e kthyen në temë personale, por të tregohemi të sinqertë. Do të ishim në një film të gabuar, nëse do të kishim një ndër portierët më të mirë të rinj në botë, që është i lirë dhe ne të mos e tentonim. Hasan bëri shumë mirë dhe u tregua korrekt", - tha Rummenigge.

 

 

 

Të fundit