Flash News

KRYESORE

Trump sulmon ministrin e Drejtësisë, e akuzon për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Trump sulmon ministrin e Drejtësisë, e akuzon për ndërhyrjen

Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi sërish sot ministrin e tij të Drejtësisë, Jeff Sessions duke i drejtuar akuza se po e menaxhon mjaft keq çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje, çka po dëmton mandati i presidentit amerikan.

“Ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions mbajti një qëndrim mjaft të dobët në lidhje me krimet e Hillary (ku janë email-et dhe serverat e DNC (kryesia kombëtare e Partisë Demokrate) dhe atyre që kryen rrjedhjen e informacioneve konfidenciale”, shkruante sot në mëngjes presidenti në Twitter.

Ky është një tjetër sulm kundër ministrit të Drejtësisë, ish-senatori, i cili ka qenë një ndër të parët, në mesin e aleatëve më të flaktë të kandidatit Trump.

Më 20 korrik, një ditë pas një interviste dhënë për “New York Times” ku presidenti kishte shfaqur mosaprovimin e tij në mënyrë mjaft të ashpër, Sessions konfirmoi se do të qëndronte në postin e tij.

Të fundit