Flash News

KRYESORE

Rusët ndërhyjnë serish në zgjedhjet amerikane, këtë herë ndihmojnë senatorin Sanders

Rusët ndërhyjnë serish në zgjedhjet amerikane,

Në një shkrim të botuar në prestigjiozen Washington Post thuhet se zyrtarët e ShBA-ve i kanë thënë Senatorit Bernie Sanders se Rusia po përpiqet ta ndihmojë në fushatën e tij presidenciale, si pjesë e një përpjekje për të ndërhyrë në garën në Partinë Demokratike

Edhe Presidenti Trump apo ligjvënësit në Capitol Hill gjithashtu janë informuar për ndihmën ruse për senatorin e Vermontot.

“Nuk është e qartë ende se çfarë forme ka marrë ndihma ruse. Prokurorët e ShBA gjetën një përpjekje ruse në vitin 2016 për të përdorur median sociale për të forcuar fushatën e Sanders kundër Hillary Clinton, pjesë e një përpjekje më të gjerë për të dëmtuar Clinton, të mbillnin përçarje në elektoratin amerikan dhe në fund të fundit të ndihmonin në zgjedhjen e Donald Trump”, thuhet ndër të tjera në Washington Post.

Burimi Washington Post

Të fundit