Flash News

KRYESORE

Rusi – Arabi Saudite, ndeshja hapëse më e keqe e Kupës së Botës

Rusi – Arabi  Saudite, ndeshja hapëse më e keqe e Kupës

Si çdo herë, vendi mikpritës i kompeticionit zhvillon ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror, e cila do të jetë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite të premten në orën 17:00.

Mirëpo sipas statistikave, kjo do të jetë ndeshja më e dobët e kompeticionit. FIFA ka përditësuar renditjen botërore dhe Rusia pësoi rënje prej katër vendeve për t’u vendosur në vendin e 70-të ndërsa Arabia Saudite mbetet në vendin e 67-të.

Të dy ekipet që do të luajnë ndeshjen hapëse në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë do të jenë dy më të dobëtat në renditjen e FIFA-s nga 32 shtetet pjesëmarrëse.

Ndryshimi i vetëm në 10-shen e parë ishte ngritja e Polonisë nga vendi i dhjetë në vendin e tetë teksa Spanja bëri rrugën e kundërt; nga vendi i 8-të ra në të 10-in.

Të fundit