Flash News

KRYESORE

Rusia ashpërson tonet, paralajmëron Britaninë e Madhe: Mos luaj me zjarr!

Rusia ashpërson tonet, paralajmëron Britaninë e Madhe: Mos luaj

Rusia ka ashpërsuar tonet me Britaninë e Madhe që pas përplasjeve lidhur me akuzat për helmim me agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Deri tani Rusia nuk ka pranuar asnjë akuzë dhe i ka cilësuar ato shpifje, megjithatë dhjetëra shtete, përfshirë edhe Shqipërinë kanë dëbuar diplomatët rusë në shenjë solidarizimi.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, tha se “Britania po luan me zjarr” dhe se qëllimi kryesor i Britanisë ka qenë “të diskreditojë” Rusinë me “akuza të pabaza”.

Përfaqësuesja britanike në OKB, Karen Pierce, tha se veprimet e Britanisë “qëndrojnë përballë çdo vështrimi hetues”.

Të fundit