Flash News

KRYESORE

“Rusia” bashkon politikën, për kë skuadër bëjnë tifo deputetët shqiptar

“Rusia” bashkon politikën, për kë skuadër

Kur duhet edhe katër ditë nga fillimi i kampionatit botëror “Rusi 2019”, duhet se ethet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit kanë prekur edhe politikanët.

Për këtë arsye, gazetarët e “Ora News” kanë pyetur disa prej deputetëve se cila është skuadra që do të bëjnë tifoz në Botëror, teksa përgjigjet e tyre janë:

Aldo Bumçi: Për Gjermaninë, zakonisht Gjermaninë mbështës.

Spartak Braho: Jam me Gjermaninë.

Viktor Tusha: Për Gjermaninë.

Ulsi Manja: Unë për vete jam tifoz i Brazilit.

Kejdi Mehmetaj: Do bëja me shumë dëshirë për Shqipërinë, por meqë nuk është me skuadrën time të vjetër Gjermaninë.

Florion Mima: Nuk e kam ekipin e zemrës. Jam me Brazilin këtë radhë.

Klajda Gjosha: Me Anglinë

Dashamir Shehi: Me anglezët

Mimi Kodheli: Me skuadrën kombëtare, por meqë nuk e kemi skuadrën kombëtare, gjithmonë me gjermanët.

Monika Kryemadhi: Unë jam tifoze me Holadën, fatkeqësisht nuk është pjesëtare. Kështu që do të jem thjesht një spektatore.

Floida Kërpaci: Tifoze siç janë të gjithë, jo se kam ndonjë simpati të vecantë.

Milva Ekonomi: Unë në përgjthësi shoh sportin, nuk është se kam ndonjë skuadër.

Besnik Bare: Me skuadrat më të mira.

Por çfarë mendimi kanë politikanët nëse ky eveniment sportiv do të largojë vëmendjen debati politik apo jo?

Viktor Tusha: Shpresoj se do të shtensionojë pak

Edmond Haxhinasto: Nuk e mendoj.

Klajda Gjosha: Asnjëherë, çështjet e brendshme vijnë të parat!

Aldo Bumçi: Nuk është se kampionati Botëror shpëton qeverinë.

Ndërkohe, botërorin e kaluar kryeministri Rama mbështeti 'Italinë' ndërsa kreu i PD bëri tifo për Holandën.

Të fundit