Flash News

KRYESORE

Rusia “censuron” gazetat dhe revistat e huaja

Rusia “censuron” gazetat dhe revistat e huaja

Rusia ka ndërmarrë një hap që fut në sitë të gjitha gazetat dhe revistat e huaja, të cilat nuk mund të shpërndahen në Rusi pa miratimin e qeverisë. Një “censurim” i tillë është hartuar dhe në një projektligj, që sipas misnistres së Komunikimeve, parashikon gjoba për shpërndarjen gazetave dhe revistave nga vendet e huaja, pa lejen e qeverisë.

Zëvendësministri, Aleksei Volin, ka thënë për Interfax, se ligji do të ketë sanksione për individët, që shpërndajnë publikime të huaja pa licencë. Ai ka thënë se gjobat nga 1,000-30,000 rubla (16-500 dollarë).

Vendimi për një dënim të tillë është planfikuar të përfshihet në një nga ligjet aktuale në Rusi.

Volin ka thënë se legjislacioni i propozuar nuk ndalon shumëfishimin e artikujve të huaj që janë nga mediat ruse, ose shpërndarjen e artikujve individual në forma tjera.

Të fundit