Flash News

KRYESORE

Rusia dërgon në Serbi sistemin e mbrojtjes kundërajrore S-400

Rusia dërgon në Serbi sistemin e mbrojtjes kundërajrore S-400

Nga Rusia kanë mbërritur në Serbi dy sistemet moderne të mbrojtjes kundërajrore, ndërsa të dyja vendet do të kryejnë manovra të përbashkëta luftarake në Ballkan.

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore S-400 dhe raketat e lëvizshme për mbrojtjen nga ajri të tipit Panzir do të vihen në provë për herë të parë gjatë një manovre jashtë Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë informoi se sistemet do të instalohen në bazën ushtarake Batajnica në afërsi të Beogradit.

Ushtarët rusë dhe serbë më parë kanë zhvilluar manovra të përbashkëta stërvitore në Ballkan. Ky është vazhdimi i një stërvitjeje me emërtimin "Tabela mbrojtëse sllave-2019", që nisi në shtator në rajonin jugor të Rusisë Astrachan.

Ushtria serbe e ka përgjithësisht teknologjinë e armatimeve të marrë nga Rusia. Vjet bleu avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke e automjete të blinduara nga Rusia.

Të fundit