Flash News

KRYESORE

Rusia dërgon ushtrinë në kufirin Siri - Turqi

Rusia dërgon ushtrinë në kufirin Siri - Turqi

Pas largimit të SHBA-së, Rusia nuk ka humbur kohë. Me qindra trupa janë dërguar në territorin kufitar midis Sirisë dhe Turqisë për të patrulluar. Trupat ushtarake janë nga Çeçenia, ndërkohë që Ministra e Mbrojtjes ka dërguar mbi 20 autoblinda nga rajonet Rostov dhe Krasnodar, në bazën ruse në perëndim të Sirisë.

Vendimi për të dërguar trupat ruse erdhi pas konsultave mes të dyja shteteve. Qëllimi i Turqisë ishte që të zhvendoste kurdët, pasi sipas saj përbënin rrezik për vendin, ndërsa milicinë kurde e konsideron si organizatë terroriste.

Sulmi nisi pas SHBA-ja vendosi që të tërhiqej nga Siria. Kjo u quajt tradhti nga kurdët e e u kritikua shumë edhe në SHBA.  Ndërkohë që me marrëveshjen e dytë, përfiton Rusia, që e rrit edhe më shumë influencën në territorin sirian.

Të fundit