Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pas largimit të SHBA-së, Rusia nuk ka humbur kohë. Me qindra trupa janë dërguar në territorin kufitar midis Sirisë dhe Turqisë për të patrulluar. Trupat ushtarake janë nga Çeçenia, ndërkohë që Ministra e Mbrojtjes ka dërguar mbi 20 autoblinda nga rajonet Rostov dhe Krasnodar, në bazën ruse në perëndim të Sirisë.
Vendimi për të dërguar trupat ruse erdhi pas konsultave mes të dyja shteteve. Qëllimi i Turqisë ishte që të zhvendoste kurdët, pasi sipas saj përbënin rrezik për vendin, ndërsa milicinë kurde e konsideron si organizatë terroriste.
Sulmi nisi pas SHBA-ja vendosi që të tërhiqej nga Siria. Kjo u quajt tradhti nga kurdët e e u kritikua shumë edhe në SHBA. Ndërkohë që me marrëveshjen e dytë, përfiton Rusia, që e rrit edhe më shumë influencën në territorin sirian.