Flash News

KRYESORE

Rusia “dhëmb për dhëmb” me Evropën, dëbon një tjetër diplomat

Rusia “dhëmb për dhëmb” me Evropën, dëbon

Rusia vazhdon të përgjigjet me të njëjtën monedhë ndaj shteteve që në shenjë solidarizimi me vendimin e Britanisë së Madhe kanë dëbuar nga vendet e tyre diplomatët rusë.

Megjithatë, pas këtij vendimi edhe Rusia nuk ka qëndruar e heshtur dhe ka dëbuar edhe ajo diplomatët e e atyre shteteve që kanë bërë të njëjtën gjë.

Së fundmi, Rusia ka vendosur të dëbojë një diplomat të Malit të Zi. Pavarësisht lidhjeve gjuhësore, fetare dhe ekonomike, marrëdhënies mes Moskës dhe Podgoricës janë përkeqësuar, pasi Mali i Zi ka kërkuar raporte më të ngushta me Perëndimin.

Podgorica zyrtare ka deklaruar se Moska qëndron prapa sulmit me agjent nervor në Britani të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi.

 

Të fundit