Flash News

KRYESORE

“Rusia është gati të njohë Kosovën”

Rusia është gati të njohë Kosovën! Paralajmërimin e ka dhënë gazeta serbe “Blic” e cila njofton edhe ftohjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Moskës.

“Rusia e ka shfrytëzuar gjithmonë Serbinë si trampolinë për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë, më shumë shtet e ka bërë Europa sesa Rusia. Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet u pa në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”, shkruan gazeta serbe.

Në shrkimin e saj e përditshmja serbe thotë se Europa ka investuar shumë për vendin e tyre duke përmenduar shifrën e 5 miliardë eurove në 10 vitet e fundit.

“Blic” pretendon se ka mësuar se Rusia mund t’i bëjë lëshim Amerikës për Kosovën, në këmbim të Krimesë apo çështjeve të tjera botërore.

Të fundit