Flash News

KRYESORE

Rusia fillon testimin e prototipeve të vaksinës Covid-19 te kafshët

Rusia fillon testimin e prototipeve të vaksinës Covid-19 te

Shkencëtarët rusë kanë filluar testimin e prototipeve të vaksinave të mundshme kundër coronavirusit të ri mbi kafshët në një laborator në Siberi, bëjnë të ditur autoritetet e shëndetit të konsumatorit të Rusisë, shkruan Reuters.

Rusia ka raportuar 199 raste të coronavirusit deri më tani, më pak se në shumë vende të tjera të Evropës, por shifra është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Një person i diagnostikuar me virus ka humbur jetën.

Shkencëtarët në Qendrën e Virologjisë dhe Bioteknologjisë Shtetërore Vektor në qytetin e Novosibirsk kanë zhvilluar prototipe të vaksinave të bazuara në gjashtë platforma të ndryshme teknologjike dhe filluan të hënën testime për të provuar se sa efektivë janë dhe në cilat doza mund të administrohen.

Shkencëtarët në të gjithë botën kanë paralajmëruar se zhvillimi i një vaksine është një proces i gjatë dhe kompleks që mund të jetë në përdorim nga 12 deri në 18 muajt e ardhshëm.

Të fundit