All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rusia kundër ambasadave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës

Rusia kundër ambasadave të përbashkëta të
All - Paragraf - 1

Rusia ka shprehur shqetësimin për marrëveshjen e nënshkruar nga Shqipëria dhe Kosova për ambasada të përbashkëta. Në një deklaratë të publikuar të hënën, Ministria e Jashtme e Rusisë thekson se këto janë “hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.

All - Paragraf - 3

Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin”, thuhet në deklaratën e Moskës, e cituar nga agjencia ‘TASS’.

Nuk është hera e parë që Moska reagon kundër bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke mbajtur qëndrime të njëjta me Serbinë.

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.

Të fundit