Flash News

KRYESORE

Rusia në protestë, Putin kërkon të kufizojë aksesin në internet

Rusia në protestë, Putin kërkon të kufizojë aksesin

Mijëra persona kanë protestuar në Rusi kundër planeve të qeverisë për kufizime në përdorimin e internetit.

Qeveria pretendon se nisma, e cila lejon izolimin e shërbimit rus të internetit nga pjesa tjetër e botës, do të përmirësojë sigurinë kibernetike. Aktivistët, e shohin thjesht si përpjekjen e radhës për të forcuar censurën e për t`i zënë frymën disidentëve.

“Ne jemi këtu sepse anonimati po zhduket në Rusi. Autoritetet aprovojnë ligje që i fusin njerëzit në burg pa arsye, bllokojnë përmbajtjen e internetit dhe qasjen ndaj informacionit”, shprehet Nikita Ushakov, studente.

Një votim i dytë mbi projektligjin pritet në fund të muajit, dhe nëse ai kalon në Parlament, në fund nuk i nevojitet veçse firma e presidentit Vladimir Putin.

Të fundit