Flash News

KRYESORE

Rusia nis trajnimin e femrave për pilote ushtarake

Rusia nis trajnimin e femrave për pilote ushtarake

Shteti rus ka paranuar së fundmi të përfshi në forcat ushtarake pilote femra. Këtë e ka konfirmuar ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili deklaruar se vendimi për pranimin e femrave erdhi pasi ushtria kishte marrë me qindra letra interesimi për këtë.

Në muajn tetor do të nisin trajnimet e para me një grup vajzash prej 15 vetash. Gjenerata e re piloteve do të trajnohet në qendrën ushtarake të shkollës së aviacionit, në Krasnodar, në jug të vendit.

Kujtojmë që femrat pilote ruse në Luftën e Dytë Botërore njiheshin me nofkën “Skifterët e Stalinit”, ndërsa trupat gjermane i quanin ato “Shtrigat e natës”.

Të fundit