Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rusia paralajmëron destabilitetin e Ballkanit: Po rrezikohet shumë me Malin e Zi në NATO
Rusia e cilësoi sot si gabim të rëndë vendimin e Donald Trump për miratimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO duke shtuar se kjo brishtësonte stabilitetin e Evropës.
“Ne mendojmë se integrimi i Malit të Zi në NATO është shumë i gabuar, pasi do të jetë kundër interesave parësore të këtij vendi dhe prek stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi”, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
”Anëtarësimi i Malit të Zi në Aleancën Atlantike reflekton logjikën e përballjes në kontinentin evropian, krijimin e linjave të reja të demarkacionit”, dënoi diplomacia ruse.
Presidenti amerikan, Donald Trump dha miratimin e tij për anëtarësimin në NATO-të Malit të Zi, që do të bëhet anëtari i 29-të i Aleancës.