Flash News

KRYESORE

Rusia paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyj në Venezuelë

Rusia paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyj në Venezuelë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka realizuar një telefonatë të gjatë me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi ministria e Jashtme e Rusisë.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov i tha Pompeos se Rusia është e gatshme për konsultime rreth situatës në Venezuelë, raportojnë mediat e huaja. 

Moska i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë qeverisë së presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicholas Maduro, megjithatë Venezuela ka rënë në kaos ekonomik.

Uashingtoni, ndërkohë, ka mbështetur kreun e opozitës, Juan Guaido, dhe ftoi vendet e tjera që ta njohin atë si udhëheqësin e ligjshëm të vendit.

Ministria e Jashtme tha se Lavrov gjithashtu kritikoi planet për të shtrënguar sanksionet e SHBA kundër Rusisë lidhur me helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal në Angli, duke thënë se sanksionet e reja do të dëmtojnë lidhjet e ndërsjellta.

Ndërsa Financial Times raportoi më 12 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përgatisin sanksione të reja kundër Rusisë lidhur me helmimin Skripalëve, si dhe rrëmbimin e marinarëve ukrainas nga Rusia në ngushticën Kerç të Krimesë, raporton REL.

Të fundit