Flash News

KRYESORE

Rusia i përgjigjet zgjerimit të sanksioneve të BE: Janë të armiqësore

Rusia i përgjigjet zgjerimit të sanksioneve të BE: Janë

Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër zyrtarëve dhe bizneseve ruse, që Brukseli i akuzon për spostim të tubacione të gazit të kompanisë gjermane “Siemens” drejt Krimesë janë armiqësore dhe të pabaza, deklaroi diplomacia ruse.

“Vendimi i Brukselit për të përfshirë në listën e sanksioneve të BE disa politikanë dhe biznese ruse, në formë shpagimi në të ashtuquajturën “paligjshmëri” për dërgimin në Krime të tubacioneve të gazit të grupit “Siemens” është thellësisht e gabuar”, tha Ministria e Punëve të Jashtme, në një deklaratë.

Diplomatët evropianë, kanë thënë se zëvendësministri i Energjisë, Andrei Cherezov, dhe udhëheqësi i departamentit të ministrisë, Yevgeny Grabchak, janë shtuar në listën e të sanksionuarve për “aksione që cenojnë territorin e Ukrainës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj”.

Këshilli Evropian, ka thënë se personave të sanksionuar i’u ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së dhe i’u bllokohen asetet që i kanë në kompani të territorit evropian.

 

Të fundit